Gjakovë: Një person vdes pasi bie nga ura

 Një banorë i fshatit Meqë të Gjakovës ka vdekur pasi ka rënë nga një urë me lartësi mbi 10 metra. Lajmi është konfirmuar nga Policia e Kosovës. Sipas njoftimit zyrtarë ngjarja ka ndodhur  mesditën e së martës ndërsa rrethanat e vdekjes ende nuk janë sqaruar.

Trupi i pajetë i viktimës sipas raporti të policisë është dërguar për obduksion.