Drita pëson humbje me rezultat të thellë nga skuadra ukrainase (VIDEO)

Kampionia e Kosovës në futboll, Drita, ka pësuar humbje të thellë 5-0, nga skuadra ukrainase Vorskla Poltva në miqësoren e zhvilluar në Turqi.

Drita ka pësuar humbje edhe nga skuadrat ruse Nizhny Novogorod dhe Chayka.

Kujtojmë se Vorskla Poltava luan në Superligën e Ukrainiës dhe është skuadër mjaftë cilësore.

Drita ka njoftuar se do të luajë tjetër miqësore me Minjan më 2 shkurt.

 

Në linkun e mëposhtëm mund t’i shikoni golat e ndeshjes e cila është transmetuar live në kanalin zyrtar të Vorsklës në Youtube.