David Cameron | Foto: Twitter

David Cameron Paralajmëron Dorëheqjen

Në një deklaratë Cameron tha se nuk ishte e drejtë për të që të jetë kapiteni që drejton vendin në një drejtim të ri.

“Unë e dua këtë vend dhe do të bëj gjithçka mundem për t’i shërbyer,” tha ai  duke shtuar se vullneti i popullit britanik duhet të jetësohet,  raportoi Independent.

Britanikët votuan dje në referendumin për largim nga BE-ja, ose mbetjen në të.

51,7 për qind e britanikëve kanë votuar pro daljes së Mbretërisë së Bashkuar nga Bashkimi Evropian, ndërkaq 48,3 për qind e votuan mbetjen në BE, raporton Reuters.

Cameron tha se në kongresin e Partisë Konservatore në tetor do të zgjidhet Kryeministri i ri i Britanisë.

http://kallxo.com/britaniket-votuan-per-braktisjen-e-se/