Botohet përmbledhja me poezi ‘Vështrimi i hënës’ e Bujar Mehollit

Përmbledhja me poezi ‘Vështrimi i hënës’ e Bujar Mehollit, botuar kohë më parë,  përmban poezi të cilat ndërthurin elemente te poezisë klasike dhe asaj klasike me perceptime surreale.

Poezitë e këtij vëllimi përmbledhin tema nga më të ndryshme që nga ai i dashurisë që zë një vend të konsiderueshëm në poezinë lirikë të poetit Bujar Meholli, deri te temat sociale dhe filozofike përmes së cilave poeti i këtyre poezive u thur vargje për të shpërfaqur bukurinë mahnitëse dhe shëmtinë e racës njerëzore.

Botuesi i kësaj përmbledhje Nazmi Rrahmani duke veçuar vlerën e këtij libri ka potencuar se ndikimet në poezinë e Mehollit vijnë nga poezia klasike, baladat skoceze e irlandeze, folku amerikan, simbolizmin francez, poezia moderne, etj.

“Po ashtu poezitë e këtij vëllimi janë ndikuar edhe nga tekst shkruesit e këngëve të xhaz, rokut, bluz muzikës, suing dhe gospel”, ka shkrua ndër të tjerash botuesi Rrahmani për poezinë e Mehollit.

Përmbledhja “Vështrimi i hënës”  është libri i parë i Bujar Mehollit, krijimtari letrare të të cilët është botuar në gazeta dhe revista të shumta.