Nazmi Rrahmani rrëfen për ditën kur u mbyll Rilindja: “Ishte tragjedia më e madhe”

Shkrimtari i njohur kosovar dhe redaktori i gazetës “Rilindja”, ka rrëfyer për kohën kur kësaj gazete iu ndalua puna.

Nazmi Rrahmani foli në dokumentarin e realizuar për shtypshkronjën dhe gazetën e atëhershme.

Në dokumentarin që u transmetua në emisionin “Jeta në Kosovë”, Rrahmani rrëfen për trishtimin që pati kur gazeta ndaloi së botuari.

“Mbyllja e Rilindjes për mua ka qenë tragjedia ma e madhe… Ditën kur e kam parë që nuk doli gazeta për mua ka qenë përjetimi më i rëndë i mundshëm”, tha ai.

Rilindja ishte shtypshkronja dhe gazeta e parë në Kosovë, e hapur në vitin 1945.

Ajo u mbyll në vitin 1990 nga forcat serbe meqë nuk pranuan të shpallen organ i Kuvendit të Serbisë.

Më poshtë mund ta ndiqni emisionin e plotë: