Aksidenti tragjik në Prizren, presidenti ngushëllon familjen Sope

Presidenti Hashim Thaçi ka reaguar sot pas aksidentit të djeshëm tragjik në afërsi të Prizrenit ku humbën jetën tre persona – babai me dy djemtë e tij nga fshati Zhur.

Humbja e jetës së tre anëtarëve të familjes Sope në aksidentin tragjik është pikëlluese për gjithë qytetarët e Kosovës, ka theksuar presidenti Thaçi në një reagim në profilin e tij në Facebook.

Thaçi i ka shprehur ngushëllimet më të thella familjes Sope dhe ka thënë se  bashkohemi me dhembjen e saj të madhe.

Tre persona kanë humbur jetën në një aksident trafiku në autostradën “Ibrahim Rugova”.

Në këtë aksident u përfshinë një veturë, në të cilën gjendeshin viktimat dhe një kamion për pastrimin e borës.

https://kallxo.com/publikohen-fotografi-nga-aksidenti-ne-zhur-te-prizrenit/

www.kallxo.com