Aksidenti tragjik në Kroaci, Kosova në ditë zie

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në mbështetje të Kushtetutës së Kosovës, ka marrë vendim që dita e hënë, 26 korrik 2021, të shpallet ditë zie shtetërore në nderim të qytetarëve të Republikës së Kosovës, të cilët kanë humbur jetën tragjikisht në aksident trafiku në Republikën e Kroacisë.

Sipas njoftimit, shkaku i kësaj ngjarjeje tragjike, presidentja Osmani e ka ndërprerë vizitën në Japoni dhe nesër do të udhëtojë për në Kosovë.

Dhjetë persona kanë mbetur të vdekur e mbi 40 të tjerë  të lënduar në aksidentin e një autobusi nga Kosova në Kroaci.

Aksidenti që ka ndodhur afër Sllavonski Brodit po udhëtonte nga Frankfurti drejt Prishtinës i mbushur me udhëtarë kosovarë që vinin drejt Kosovës për pushime.

Autoritetet kroate kanë njoftuar se 15 persona janë në gjendje të rëndë ndërsa katër janë operuar.

Kurti vizitoi të lënduarit në aksidentin në Kroaci: Kjo është ditë tejet e rëndë për ne