Arkiv = Foto: KALLXO.com

Njëri nga 3 të vdekurit në aksidentin e Duhlës, punëtor i kompanisë ‘Pastrimi’

Në aksidentin e së shtunës në Duhël të Suharekës, ku vdiqën tre persona, njëri nga ta ishte punëtor i kompanisë “Pastrimi”.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar kryeshefi i kësaj kompanie, Burim Kelmendi.

“Njëri nga të vdekurit në aksidentin e Duhlës ka qenë Qerim Haxholli, 21 vjeç nga fshati Shkabaj”, tha ai.

KALLXO.com raportoi për aksidentin tragjik, në të cilin humbën jetën tre të rinj.

https://kallxo.com/bali-muharremaj-jep-detaje-rreth-te-vdekurve-nga-aksidenti-ne-duhel/

www.kallxo.com