FOTO ARKIV

Përmirësohet Gjendja e të Lënduarit në Aksidentin te Rrethrrotullimi

Në aksidentin që ndodhi në orët e para të ditës së premte humbën jetën katër persona dhe i lënduar mbeti personi i pestë që gjendej në të njëjtën veturë me tabela gjermane.

Viktimat e këtij aksidenti ishin anëtarë të së njëjtës familje – Alidemaj nga Pozharani i Vitisë.

Në këtë aksident, që ndodhi te rrethrrotullimi në hyrje të Prishtinës, vetura kishte rënë nga ura.

Besohet se shkaktar i këtij aksidenti tragjik ka qenë shpejtësia shumë e madhe.

Ndërkohë që 4 viktimat tashmë janë varrosur në vendlindjen e tyre, i lënduari vazhdon të trajtohet në QKUK.

Drejtori i Klinikës Emergjente, Basri Lenjani, tha për KALLXO.com se gjendja shëndetësore e pacientit 17-vjeçar është e mirë.

“Pacienti ka dalë nga kujdesi intensiv dhe është duke u trajtuar”, tha Lenjani.

http://kallxo.com/policia-konfirmon-dy-burra-e-dy-gra-te-vdekur-ne-aksident/

Dr. Lenjani tregoi po ashtu se një pacient është pranuar në Klinikën Emergjente pas aksidentit të sotëm afër Liqenit të Badovcit për të cilin raportoi sot KALLXO.com, e në të cilin ishin të përfshira tri vetura me tabela të huaja.

“Një person rreth 35-vjeç është duke u trajtuar pasi në aksident ka pësuar lëndime në pjesën e kokës dhe qafës”, tha Lenjani.