‘Ajo’ shfaqet sot në Qendrën Informative dhe kulturore të BE-së

Qendra Informative dhe kulturore e BE-së në Prishtinë do të shfaqë sot, 4 dhjetor 2018, në mbrëmje duke filluar nga ora 19:00 filmin artistik të metrazhit të shkurtër “Ajo” të regjisores More Raça.

Njëkohësisht do të ketë edhe një bashkëbisedim regjisore Raça, e cila do të flasë për filmin dhe përvojat e saja ne fushën e krijimtarisë artistike dhe të promovimit kulturor.

Ky prezantim i regjisores Raça dhe filmit të saj në Qendrën Informative dhe Kulturore të BE-së të do të realizohet në kuadër të projekti “Gratë e Kosovës në promovimin e artit dhe të kulturës”.

Filmi “Ajo” i Raçës, gjatë këtij viti ka korrur suksese në festivale të ndryshme botërore, duke siguruar edhe garën për seleksionimin për të fituar hyrjen në garë për çmimin OSCAR.

Projekti “Gratë e Kosovës në promovimin e artit dhe të kulturës” mbështetur nga BE-ja, synon të prezantojë kontributin e grave kosovare për promovim të kulturës kosovare, njëkohësisht edhe një shtyrje për më shumë.

Përveç prezantimit të sotëm, gjatë ditës së nesërme, në kuadër të këtij projekti do të ketë edhe një debat me temën ‘Diplomacia kulturore e udhëhequr nga gratë”.

Ky aktivitete ka nisur dje, e hënë po në qendrën Informative dhe kulturore të BE-së me ekspozitën e Mjellma Goranci-Firzi dhe Shqipe Kamberi, “Klithma e heshtjes së gruas”.