Foto nga askidenti i djeshëm në Suharekë, Foto: Facebook

U jepet lamtumira pesë anëtarëve e familjes Sadikaj

Ka nisur ceremonia e varrimit të pesë anëtarëve të familjes Sadikaj të cilët humbën jetë në një aksident trafiku ditën e diel në magjistralen Suharekë-Duhël.

Në ceremoninë e varrimit e cila ka nisur në ora 16:00 në Sopijë të Suharekës kanë marrë pjesë një numër i madh i qytetarëve. Pesë anëtarët e familjes Sadikaj, ditën e diel aksidentalisht u përplasën me një autobus në magjistralen Suharekë -Duhël dhe ku si pasojë e aksidentit humbën të gjithë jetën.

Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj ditën e sotme e ka shpallur Ditë zije në nderim të familjes Sadikaj.

Me këtë rast Komuna e Suharekës do të ndërpresë të gjitha aktivitet kulturore dhe sportive të planifikuara për këtë ditë si dhe do të vendos flamujt në gjysmë shtizë në të gjitha institucionet.