Tre të vdekur nga aksidenti në rrugën Prizren-Zhur

Tre persona kanë humbur jetën nga një aksident që ka ndodh në rrugën Prizren-Zhur.

Në këtë aksident janë përfshirë një kamion dhe një veturë.

Rastin e ka konfirmuar për KALLXO.com zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.

“Në aksident janë përfshirë dy automjete një kamion dhe një veturë, fatkeqësisht aksidenti është me fatalitet, i kemi tri viktima”, tha ai.