Australi: Një aksident me autobus lë shumë të vdekur  

Shumë njerëz dyshohet se kanë vdekur në Australi pasi autobusi i tyre u përplas të dielën teksa ktheheshin nga një dasmë në një rajon vere në lindje të vendit.

Autobusi u rrotullua në një rrethrrotullim pranë qytetit Greta të Uellsit të Ri Jugor në rajonin Hunter, i referuar gjithashtu si Lugina e Hunterit, rreth dy orë e gjysmë në veriperëndim të Sidneit.

Autoritetet australiane thanë se raportet fillestare sugjerojnë se të paktën 10 njerëz kanë vdekur dhe 25 janë hospitalizuar, ndërsa disa u dërguan në Sidnei për kujdes mjekësor.

Sipas policisë, shoferi i autobusit, 58 vjeç, është arrestuar.  

Kryeministri australian Anthony Albanese shprehu ngushëllimet e tij pas aksidentit “të tmerrshëm”.

Rajoni Hunter është i popullarizuar për pushime në fundjavë dhe dasma. Përplasja ndodhi gjithashtu në një fundjavë të gjatë, me shumë turistë të mundshëm në rajon përpara një feste kombëtare të hënën./CNN

Përgatiti: Nuhi Shala