Senegal: Dhjetëra të vdekur pas përplasjes së autobusëve
Të paktën 40 persona kanë humbur jetën dhe 87 të tjerë janë plagosur pasi dy autobusë u përplasën pranë Kaffrine në Senegalin qendror.
Aksidenti ka ndodhur në rrugën nacionale numër 1 në orën 03:15 të mëngjesit të dielën sipas orës lokale të atjeshme.
Presidenti i Senegalit Macky Sall ka deklaruar se 40 njerëz u vranë në aksidentin “e rëndë” dhe shpalli tri ditë zie kombëtare.
Autobusi, me një kapacitet prej 60 vendesh, po shkonte për në Rosso pranë kufirit me Mauritaninë dhe se numri i njerëzve në bord nuk dihej.
Viktimat u dërguan në një spital dhe qendër mjekësore në Kaffrine ndërkohë që rrënojat dhe autobusët e shkatërruar janë pastruar që atëherë dhe trafiku normal ka rifilluar.
Këto jane shifrat më të rënda të vdekjeve nga një incident i vetëm në vitet e fundit në një vend ku aksidentet rrugore janë të zakonshme kryesisht për shkak të mungesës së disiplinës së shoferëve, rrugëve të dobëta dhe automjeteve të rrënuara, sipas ekspertëve të atjeshëm.
Në tetor të vitit 2020, të paktën 16 persona u vranë dhe 15 të tjerë u plagosën kur një autobus u përplas me një kamion frigoriferik në Senegalin perëndimor. Mediat lokale thanë në atë kohë se kamioni po transportonte peshk në Dakar./Al Jazeera