Thaçi i mbledh në Burojë, ish- komandantët e UÇK-së të Drenicës

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, bashkë me komandantët e zonës së Drenicës janë mbledhur sot në Burojë për të festuar lirimin e ish-komandantit të përgjithshëm të UÇK-së, Sylejman Selim.

Mysafir të presidenti ishin kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ish-kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku dhe bashkëluftëtarë tjerë të Selimit.

Këtë e ka bërë të ditur ish-deputeti i PDK-së, Fadil Demaku, përmes një postimi në “Facebook” me mbishkrimin “ Te nipi im Isni Thaçi me Presidentin, Kryetarin e PDK-së dhe gjeneralët”.

Dje, paneli për lirim me kusht ka liruar ish-komandantin e UÇK-së, Sylejman Selimin.