FOTO KALLXO: BUROJË gjendja e keqe e rrugës

Futet në karantinë një pjesë e lagjes Thaçi në Burojë

Pas paraqitjes së dy rasteve me coronavirus në fshatin Burojë, shtabi emergjent i Komunës së Skenderajt ka marrë vendim që të futet në karantinë vetëm një pjesë e lagjes Thaçi, përkatësisht në vendbanimet në rrugën “Mulla Ilaz Broja” dhe “Man Hajdini”.

Sipas njoftimit, me vendim të shtabit emergjent mbyllen dy marketet dhe pompa e derivateve të naftës në Burojë, në rrugën “Mulla Ilaz Broja”, deri në një vendim tjetër pasi të bëhen testet dhe të dalin rezultatet e punëtorëve dhe pronarëve të këtyre bizneseve.

“Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare ka marrë të gjitha hapat e nevojshëm për familjen e izoluar dhe në bashkëpunim me IKSHP-në janë duke bërë identifikim e personave kontakt të të infektuarve me COVID-19”, thuhet në njoftimin e Komunës së Skenderajt.

Jashari i ka bërë apel nga të gjithë qytetarët e komunës që të jenë të kujdesshëm, t’i përmbahen masave mbrojtëse dhe rekomandimeve të IKSHP-së, të qëndrojnë në shtëpitë e tyre dhe të evitojnë daljet pa nevojë nga shtëpitë e tyre.

KALLXO.com ka raportuar dje se dy rastet e para me coronavirus janë paraqitur në Skenderaj, përkatësisht në fshatin Burojë.

Bekim Jashari për KALLXO.com ka deklaruar se nënë e bijë janë kontakte raste nga një mysafir nga Prishtina.

Kryetari i Skenderajt: Pacientët me coronavirus janë nga Buroja