Syze në vend të lazerëve: japonezët e 'rregullojnë' miopinë tek njerëzit

Kompania japoneze Kubota Pharmaceutical ka zhvilluar syze interesante që mund të ndihmojnë në trajtimin e miopisë pa pasur nevojë për kirurgji.

Në një studim të botuar në revistën Nature, shkencëtarët që kryenin kërkime për Kubota Pharmaceutical përdorën syzet e tyre Kubota Glass si një alternativë joinvazive ndaj operacionit të syve për ta trajtuar miopinë.

Ato funksionojnë duke e stimuluar retinën me dritë dhe duke e nxitur turbullimin e shikimit të afërt, gjë që “e detyron” mbajtësin të shikojë më tej. Kjo zvogëlon presionin në zverkun e syrit, i cili për shkak të presionit të zvogëluar ngadalë kthehet në formën e tij origjinale të rrumbullakët, gjë që ndikon në vetë shikimin.

Gjatë hulumtimit, ata treguan se përdorimi i syzeve Kubota Glass (të paktën për një kohë të shkurtër) redukton progresin e miopisë (shkurtërpamësisë) duke e stimuluar retinën, duke ruajtur në të njëjtën kohë shikimin qendror dhe duke mos ndikuar në aktivitetet e përditshme tek mbajtësit të syzeve.

Jemi të kënaqur dhe mendojmë se mekanizmi dhe teknologjia e përdorur nga Kubota Glass tani njihet si një risi botërore. Hulumtimi ynë do të provojë dwshmi të forta shkencore që do ta mbështesin përdorimin e teknologjisë Kubota Glass, tha vetë Dr. Kubota në komentin e hulumtimit.

Duke qenë se ka një numër në rritje të të sëmurëve nga miopia në mesin e popullatës botërore, dhe sipas disa vlerësimeve, edhe gjysma e popullsisë së botës do të ketë një formë të miopisë deri në vitin 2050, alternativa të tilla jo-invazive për përmirësimin e shikimit duken shumë më të mira (dhe më të lira ) zgjidhje nga, për shembull, kirurgjia me lazer./Dnevnik.hr

Përgatiti: Nuhi Shala