Foto: Freepik

Efekti i videolojëra tek fëmijët dhe të rinjtë

Përgjatë viteve, videolojërat shpesh janë akuzuar se kanë një ndikim negativ tek fëmijët dhe të rinjtë. Megjithatë, hulumtimet e reja po tregojnë gjithnjë e më shumë se luajtja e moderuar e video-lojërave në fëmijëri dhe rini mund të ketë efekte pozitive në zhvillimin e trurit të ri.

Studimi i fundit i tillë, i botuar në Gazetën e Shoqatës Mjekësore Amerikane (Journal of the American Medical Association), zbuloi se luajtja e videolojërave mund të ketë një efekt pozitiv në zhvillimin e aftësive njohëse te fëmijët.

Autori i studimit, Bader Chaarani, shpjegoi se ata zbuluan se fëmijët që luajnë video lojëra për tri ose më shumë orë në ditë e kanë më mirë të zhvilluar kontrollin e impulsit dhe kujtesën e punës sesa fëmijët që nuk luajnë videolojëra. Përveç kësaj, thekson Chaarani, ata vunë re se aktiviteti i trurit ndryshon në fushat që lidhen me shikimin, vëmendjen dhe përpunimin e kujtesës.

Ai gjithashtu theksoi se këto përfitime vëreheshin vetëm kur luanin video lojëra. Forma të tjera të kohës para ekranit, të tilla si dërgimi i mesazheve, shikimi i TV ose YouTube, të cilat konsiderohen si kohë para ekranit, nuk rezultuan në përfitime të tilla.

Gjetjet tona treguan se luajtja e videolojërave përmirëson aftësitë njohëse që lidhen me frenimet dhe kujtesën e punës, por gjithashtu ndryshon mënyrën se si krijohen lidhjet në tru, theksoi Chaarani dhe shtoi se tani është e nevojshme të hetohet më tej se sa zgjasin këto efekte./Dnevnik.hr

Përgatiti: Nuhi Shala