Përdoruesit që zbulojnë defekte në ChatGPT mund të fitojnë deri në 20,000 dollarë

Kompania OpenAI synon t’i shpërblejë ata që gjejnë gabime në chatbotin ChatGPT.

OpenAI e ka bërë publik një program që do t’i shpërblejë ata që zbulojnë gabime në ChatGPT, shtojcat OpenAI, OPen AI API dhe shërbime të tjera të lidhura, me çmime në para që variojnë nga 200 deri në 20,000 dollarë.

“Ne ju ftojmë t’i raportoni dobësitë, defektet dhe të metat e sigurisë që zbuloni në sistemet tona. Duke i ndarë zbulimet tuaja, ju luani një rol të rëndësishëm për ta bërë teknologjinë tonë më të sigurt për të gjithë,” ishte njoftimi i bërë nga kompania e lartcekur.

Ky program u njoftua pasi një gabim i zbuloi titujt e bisedave të përdoruesve, mesazhin e parë në bisedat e reja, si dhe informacionin e pagesave të përdoruesve të shërbimit ChatGPT Plus. OpenAI është nën presion për mënyrën se si i mbron të dhënat e përdoruesve, veçanërisht kur bëhet fjalë për të miturit. ChatGPT është i ndaluar në Itali pikërisht për këtë arsye. Këto çështje, si dhe një letër e hapur e nënshkruar nga Steve Wozniak dhe Elon Musk që bën thirrje për një ndërprerje gjashtëmujore nga zhvillimi i sistemit të AI, e kanë shtyrë OpenAI ta demonstrojë publikisht përkushtimin e saj ndaj sigurisë.Klix.ba

Përgatiti: Nuhi Shala