Google e ka një projekt se si të tërheqë edhe më shumë përdorues në Gmail, Maps dhe YouTube

Chatbot i AI i Google, Bard, po e zgjeron praninë e tij dixhitale, duke depërtuar në Gmail, Maps dhe YouTube, duke u premtuar përdoruesve përfitime të reja.

Google i ka zgjeruar aftësitë e Chatbot-it të tij AI, Bard, duke e integruar atë në platforma të ndryshme dixhitale, duke përfshirë Gmail, Maps dhe YouTube.

Google dëshiron t’i përdorë aftësitë e reja për t’iu kundërvënë konkurrentëve, të tillë si OpenAI dhe Microsoft.

Shtesa është e disponueshme ekskluzivisht në anglisht dhe i lejon përdoruesit të përdorin Bard për ta tërhequr informacion nga llogaritë e tyre Gmail, për të hyrë në udhëzimet nga Google Maps dhe për të gjetur video të dobishme në YouTube. Përveç kësaj, Bard mund të marrë të dhëna udhëtimi nga Google Flights dhe të mbledhë informacion nga dokumentet e ruajtura në Google Drive.

Për ta mbrojtur privatësinë e përdoruesit, Google është zotuar t’i parandalojë rishikuesit njerëzorë që të kenë qasje në të dhënat e ndjeshme të marra nga Gmail ose Drive. Gjithashtu, këto të dhëna nuk do të përdoren për ta nxitur burimin kryesor të të ardhurave – reklamat e personalizuara, njoftoi gjigandi i teknologjisë në blogun e tij.

Zgjerimi vjen mes një rivaliteti në rritje të IA, i nxitur nga suksesi i ChatGPT të OpenAI dhe përpjekjet e Microsoft për ta inkorporuar teknologjinë në motorin e tij të kërkimit Bing dhe paketën Microsoft 365, duke përfshirë ëord, Excel dhe Outlook.

Duke i dhënë Bard-it qasje në të dhënat personale dhe shërbimet e njohura si Gmail, Google Maps dhe YouTube, Google dëshiron t’i bëjë ato platforma edhe më të dobishme, duke i joshur përdoruesit të mbështeten në to./Dnevnik.hr

Përgatiti: Nuhi Shala