Twitter on Silver Mobile Phone Mockup with 3d icons

Musk urdhëron pezullimin e të gjitha 'profileve të imituesit' në Twitter

Twitter do t’i pezullojë përgjithmonë dhe pa paralajmërim përdoruesit që i imitojnë njerëzit e vërtetë ekzistues, ka zbuluar pronari i ri Elon Musk.

Në të ardhmen, të gjitha profilet në Twitter që e imitojnë veten pa deklaruar qartë se janë ‘parodi’ do të pezullohen përgjithmonë, shkroi Musk në Twitter.

Dikur bëhej një paralajmërim para pezullimit, por tani që po bëhet një kontroll të gjerë, nuk do të ketë asnjë paralajmërim.

Musk gjithashtu njoftoi se çdo ndryshim i emrit do të shkaktojë një humbje të përkohshme të shenjës blu që konfirmon se profili është autentik.

Ky vendim po bëhet pasi platforma thuhet se pezulloi përdoruesit që ndryshuan emrat e përdoruesve në Elon Musk, duke përfshirë komedianen amerikane Kathy Griffin dhe aktorin Rich Sommer.

Pas pezullimit të Griffin, Musk njoftoi në Twitter se kjo ishte bërë sepse ajo “po imitonte një komedian”.

Por nëse vërtet dëshiron që llogaria e saj të kthehet, mund ta ketë atë… për 8 dollarë, ka shkruar ai.

Musk përfundoi një blerje prej 44 miliardë dollarësh të platformës javën e kaluar, duke e reduktuar menjëherë stafin dhe duke prezantuar një tarifë abonimi mujor për përdoruesit që duan një shenjë blu të kontrollit të origjinalitetit të llogarisë./Dnevnik.hr