Instagram prezanton opsione të reja

Instagram ka prezantuar opsione të reja në aplikacionin e tij me të cilat duan t’i shtojnë ndërveprimet mes miqve, pra ndjekësve. Një nga këto risi, për të cilën është folur tashmë, është opsioni Notes – ndërsa Instagrami normalisht është i fokusuar në ndarjen e përmbajtjeve vizuale, pra fotove dhe videove, Notes është një opsion teksti.

Përdoruesit tani do të jenë në gjendje të publikojnë statuse të shkurtra teksti deri në 60 karaktere nga kutitë e tyre hyrëse – ato do të jenë të dukshme vetëm për përdoruesit që ndjekin njëri-tjetrin dhe përdoruesit do të mund t’u përgjigjen atyre nga kutitë e tyre hyrëse.

Me këtë opsion, nuk është e vështirë të konkludohet se Instagram dëshiron të hyjë në tregun e dominuar nga Twitter. Duke qenë se disa përdorues të Twitter nuk janë të kënaqur me situatën pas blerjes së Elon Musk të kësaj platforme dhe po mendojnë për alternativa, Instagram dëshiron t’u ofrojë atyre alternativën e tij në një mjedis familjar dhe në një platformë ku tashmë kanë shumë ndjekës, në mënyrë që të mos kenë nevojë të fillojnë nga e para me njerëz që do t’i ndjekin dhe cilët do t’i ndjekin.

Gjithashtu, siç ishte paralajmëruar më parë, Instagram prezantoi versionin e vet të rrjetit social të njohur BeReal (ata e quajtën Candid), i cili u shpall aplikacioni më i mirë në iPhone këtë vit. Pasi përdoruesit ta marrin njoftimin, ata kanë pak kohë për të postuar një histori që duhet të regjistrohet duke përdorur të dyja kamerat, në mënyrë që përdoruesit të tregojnë se ku janë dhe çfarë po bëjnë në atë moment të caktuar. Meta aktualisht është duke e testuar këtë opsion në Instagram dhe Facebook dhe përdoruesit që nuk duan ta përdorin atë thjesht mund ta çaktivizojnë atë.

Risi në Instagram janë Profilet e Grupit, një opsion i ngjashëm me grupet në Facebook. Përmbajtja e postuar në grupe të tilla, qoftë foto, video apo histori, është e dukshme vetëm për anëtarët e tyre.

Disa nga opsionet e reja, të tilla si Notes, janë tashmë të disponueshme për disa përdorues, ndërsa të tjerëve do t’ju duhet të presin pak më shumë./Android Central

Përgatiti: Nuhi Shala