Coronavirusi - Facebook në mbështetje të informimit të qytetarëve të Kosovës 

Rrjeti social “Facebook” vazhdimisht është duke e mbështetur informimin e saktë për sa i përket coronavirusit.

Së fundi, përdoruesit e këtij rrjeti social në gjithë botën kanë marrë një lajmërim i cili është shfaqur në furnizuesin e tyre të lajmeve apo “News Feed 

Ky lajmërim, në Kosovë është shfaqur me titullin “ Ndihmo në parandalimin e shpërndarjes së coronavirusit” i cili të dërgon tek një faqe ku mund të gjeni informata dhe këshilla se si të mbroheni nga coronavirusi.

Varësisht se nga cili shtet jeni duke përdorur Facebook-un ky lajmërim të dërgon tek faqet zyrtare të atij shteti, të cilat informojnë qytetarët se si të mbrohen dhe të parandalojnë shpërndarjen e coronavirus. 

Facebook gjatë gjithë kohës ka mbështetur luftimin dhe parandalimin e keqinformimit në lidhje me coronavirus, së fundmi ka ndarë një grant prej 1 milionë dollarëve për t’ju ndihmuar mediave në gjithë botën të cilat bëjnë “Fact-Check” verifikimin e fakteve dhe raportimin e lajmeve të rreme. 

Ju personalisht mund të kontribuoni gjithashtu në luftimin e lajmeve të rreme, nëse hasni në një lajme të tilla në Facebook ju mund të raportoni at si lajm të rremë.

Kjo bëhet duke klikuar në tri pikat në cepin e djathtë mbi lajmin, pastaj klikoni “Find support or report post” dhe pastaj të klikoni “False News”.  Në këtë mënyrë ju e keni etiketuar këtë lajm si lajm të rremë.

Më pas Facebook-u do ta kontrollojë këtë raportim brenda 24 orëve dhe nëse e vlerëson se ky lajm është i rreme, Facebook do ta largojë atë nga rrjeti. Gjithashtu, në shumicën e rasteve penalizohet edhe faqja e cila ka bërë shpërndarjen e këtij lajmi dhe i gjithë ky proces bëhet në mënyrë anonime dhe faqja të cilën e keni raportuar nuk do ta mësojë asnjëherë identitetin juaj.