Çfarë mund të bëni tani me mesazhet në WhatsApp

Aplikacioni popullor i Facebook ka prezantuar një specifikë të testuar së fundmi të vetë-fshirjes së fotografive që do të bëhen të disponueshme për përdoruesit si pjesë e azhurnimit të ri.

Facebook po prezanton në WhatsApp një opsion të paralajmëruar prej kohësh ku fotografitë dhe videot fshihen pasi të shihen. Emri zyrtar për funksionin e ri është ‘shiko një herë’ dhe lejon përdoruesit të dërgojnë fotografi dhe video që mund të shihen vetëm një herë para se të zhduken, transmeton Engadget.

Një specifikë shumë e ngjashme me atë në Snapchat na i përkujton fotot që mungojnë e që ne tashmë i kemi në Messenger dhe Instagram. Punon shumë thjesht – sa herë që dërgoni një fotografi në ëhatsApp në kutinë e tekstit do të keni një ikonë e cila ka të rrumbullakosur numrin një. Pasi ta shtypni atë do të aktivizoni vieë once’. Imazhet dhe videot si kjo, ndryshe nga të tjerat, nuk mund të ruhen në pajisje.

Facebook e përshkruan këtë specifikë si një për ‘momente private’ ose për dërgimin e informacioneve potencialisht të ndjeshme siç janë fjalëkalimet ëi-Fi. Ashtu sikurse edhe më parë, përdoruesit duhet të jenë të vetëdijshëm për ‘privatësinë’ e mesazheve të tilla.

Respektivisht, pranuesi ende mund të marrë një imazh të ekranit ndërsa fotografia shfaqet në WatsApp, dhe, ndryshe nga Snapchat, WhatsApp nuk do të informojë dërguesin se imazhi i ekranit është pranuar.

Më në fund, Facebook vuri në dukje se imazhet e raportuara do të bëhen të dukshme për WhatsApp.