'Cat' prezanton telefonin e ri të qëndrueshëm 5G

Bullitt Group ka prezantuar dy pajisje të reja 5G, të destinuara për përdorim në kushte ekstreme, telefoni inteligjent Cat S53 dhe pika e parë celulare e Cat Q10.

Siç njoftojnë nga Bullitt group, telefonat e rinj Cat dhe pajisjet 5G ofrojnë shpejtësi dukshëm më të larta të shkarkimit dhe transferimit të të dhënave, gjë që është jashtëzakonisht e rëndësishme për ta menaxhuar dixhitalizimin e vazhdueshëm në shumë profile të klientëve të industrisë së telefonave Cat.

Për shembull, sipas McKinsey and Company, dixhitalizimi i produkteve dhe proceseve po ndikon veçanërisht në industrinë e ndërtimit, ku ka një mbështetje të shtuar në vendimet dhe bashkëpunimin e mbështetur nga të dhënat. Nga ndërtesat inteligjente tek menaxhimi i projektit, pa qasje në të dhëna me shpejtësi të lartë për të gjithë ekipin në vend, operacionet e përditshme shpesh vonohen dhe ndërpriten.

Qasja në internet me shpejtësi të lartë është tejet me rëndësi për çdo kantier të ri ndërtimi, për çdo ekip logjistik që i jep përparësi dërgesave të tyre gjithnjë në rritje të tregtisë elektronike, për magazina inteligjente dhe çdo biznes që mbështetet në vendimet e bazuara në të dhëna, por që është rrallë i disponueshëm që nga dita e parë në gjithë ekipin. Cat Q10 mund të lidhë në mënyrë të sigurt 32 pajisje, madje edhe pajisje vetëm 4G ose WiFi, me 5G, duke siguruar produktivitet optimal që nga fillimi i çdo projekti.

Ai gjithashtu ofron siguri dhe kontroll më të madh të privatësisë – si përmes mënyrave të shumta të sigurisë WiFi dhe enkriptimit, dhe përfitimeve të qenësishme të përdorimit të një rrjeti privat dhe të sigurt.

Për ta rritur transportueshmërinë e tij, Cat Q10 ka një bateri afatgjatë që i mban pajisjet e lidhura në linjë për më gjatë, me deri në 10 orë përdorim të vazhdueshëm. Përveç kësaj, përdoruesit mund ta heqin dhe zëvendësojnë baterinë, duke zgjatur kohën që ajo do të qëndrojë e ndezur kur është jashtë mundësive të një burimi karikimi.

Si një prej telefonave të parë 5G Cat, S53 është një Android inteligjent i mbushur me veçori të dobishme dhe përmirësime të dizajnit, të gjitha të mbrojtura nga qëndrueshmëria e certifikuar Mil-Spec 810H.

Veçoritë e reja përfshijnë një ekran të madh 6,5 inç HD+ dhe një kamerë Sony 48MP me cilësi të lartë, dhe është e testuar në terren dhe e aftë të përballojë rënie të shumta falë xhamit të tij të qëndrueshëm. Ka një elektrik dore të fuqishëm që mund të ndizet me butonin anësor, por edhe një bateri të madhe që mbështet karikim të shpejtë 18 ë dhe karikim me valë Qi./Dnevnik.hr