Reperi Fero. Foto: Facebook

Sulmohet Reperi ‘Fero’

Ferronit Shabani, reperi nga Gjilani i njohur me nofkën ‘Fero’, është lënduar pas një përleshje në Prishtinë.

Reperi Fero është sulmuar dje në lagjen Veternik në Prishtinë nga disa persona të dyshuar.

Lajmin për KALLXO.com e konfirmoi zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti.

“Dje rreth orës 23:50 kemi pranuar informatën për përleshje në lagjen Veternik në Prishtinë Viktima F.SH 20 vjeçar është sulmuar fizikisht nga persona të dyshuar” tha Ahmeti për KALLXO.com.

Ahmeti tha se rasti është inicuar si lëndim i lehtë trupor dhe dëmtim prone pasi që gjatë përleshjes është dëmtuar një derë e një objekti.

“Aktualisht jemi duke punuar në identifikimin dhe arrestimin e personave të dyshuar të cilet janë larguar nga vendi i ngjarjes me një veturë” tha Ahmeti.