Ilustrim - Policia e Kosovës në aksion - Foto: KALLXO.com

Sulmohet Faton Shoshi në Prishtinë

Faton Shoshi,  drejtor i portalit Indeks-Online, i njohur si menagjer i yjeve të estradës, është sulmuar dje rreth orës 23:00 në Prishtinë.

Sipas njoftimit të policisë, Shoshi ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar në QKUK për tretman mjekësor.

Florie Ahmeti, zëdhënëse e policisë në rajonin e Prishtinës tha për KALLXO.com se në lidhje me rastin është arrestuar një person i dyshuar.

“ Lidhur me rastin është arrestuar K.B., 26 vjeçar. Pas intervistimit është dërguar në mbajtje 48 orë”, tha Ahmeti për KALLXO.com.

Policia ka njoftuar se në koordinim me prokurorin e shtetit po kryhen veprimet e fazës fillestare hetimore  për të proceduar me fazat tjera.