Arrestim i një të dyshuari - Foto: KALLXO.com

Sulm për Borxh në Gjilan

Një person është arrestuar në Gjilan, pasi për shkak të një borxhi ka sulmuar një person tjetër.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor, mirëpo sipas raportit ditor të policisë gjatë kontrollimit të veturës së tij janë gjetur dhe konfiskuar substanca narkotike të llojit kokainë dhe disa substanca të tjera të llojit marijuanë.

Vetura e viktimës është konfiskuar, ndërsa pas intervistimit ai është liruar.

Të dyshuarit, pas intervistimit, me urdhër të prokurorit i është caktuar ndalimi policor.

KALLXO.com shkroi edhe për raste tjera të ngjashme.

Nën Kërcënimin e Armëve i Kërkojnë Borxhin

 

07 Mars 2018 - 11:03

Adelina Ahmeti 07/03/2018 - 11:03
NDËRVEPRIMI0
Prishtina Insight
NA NDIQNI

Send this to a friend