Pamje nga Suhareka | Foto: KALLXO.com

Suharekë, arrestohen tre persona për sulm ndaj policisë

Policia e Kosovës njofton se mbrëmë ka arrestuar tre persona për shkak që të njëjtit dyshohet që ishin përfshirë në një aksident trafiku dhe më pas nuk i kishin përfillur urdhrat e dy zyrtarëve policorë madje edhe duke sulmuar këta të fundit.

Incidenti ka ndodhur në rrugën ‘Parku i Dëshmorëve’ në Suharekë, të enjten rreth orës 20:50.

Policia sqaron se pas marrjes në pyetje në stacion policor dhe me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.