Zyrtari i Vetëvendosjes kërkon të hetohet shitja e biletave për ndeshjen Kosova - Mali i Zi

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati, ka shprehur shqetësimin e tij në lidhje me keqpërdorimin, sipas tij, me shitjen e biletave online për ndeshjen mes Kosovës dhe Malit të Zi, në futboll.

Për ndeshjen e cila zhvillohet sonte, kompania e cila është e licencuar nga FFK-ja për shitjen e biletave “Tiks.app”, njoftoi se biletat janë shitur për vetëm 11 minuta.

E kjo gjë ka shfaqur shqetësim e dyshime te shumë persona e figura të njohura të sportit.

Kandidati i Vetëvendosjes për deputet ka shpjeguar një mënyrë se si do të duhej të zbulohet e vërteta.

Sipas Hekuran Muratit, ekzistojnë dy mënyra shumë të lehta se si prokuroria e Kosovës do të mund të zgjidhte problemin e shitjes së biletave.

“Prokuroria e ka shume te lehte me i ra ne fije se çka po ndodhe me biletat e ndeshjeve te Kosoves.

Krejt çka duhet me kërku  nga kompania qe e ka marre përsipër shitjen asht:

1. Listën me ‘timestamp’ per te gjithe personat qe kan ble, dhe

2. Pasqyrën e llogarisë ‘merchant account’, te kompanisë

Me këto dyja, vërtetohet nëse biletat pernime po shiten për 7 minuta, apo nëse këtu ka ndonjë dallaver. Dyshimet anojnë kah kjo e dyta”, ka shkruar Murati në Facebook.