Zyrtare: Lojtari i Llapit huazohet te klubi kroat

Mbrojtësi 18 vjeçar i Llapit, Hajdin Salihu është bërë më skuadër të re.

Klubi i Llapit ka njoftuar se Salihu është transferuar në kampionatin kroat duke iu bashkuar skuadrës së Lokomotivës së Zagrebit.

Hajdin Salihu kishte debutuar në Superligë si 17 vjeçar të cilit iu dha hapësira nga trajneri i kësaj skuadre, Tahir Batatina.

Më poshtë mund të shikoni njoftimin e plotë të Llapit:

Zyrtare: Hajdin Salihu nga Llapi në Lokomotivë të Zabrebit

Mbrojtësi 18 vjeçar kalon tek Lokomotiva në formë të huazimit

Podujevë, 18 tetor 2020 – Pas shumë negociatave në mes drejtuesve të klubit dhe atyre të Lokomotivës është arritur marrëveshja për huazimin e mbrojtësit 18 vjeçar, Hajdin Salihu tek Lokomotiva. Lokomotiva që bënë pjesë në Superligën e Kroacisë, do të huazoj Salihun deri në qershor të vitit 2021, me të drejtë blerje të kartonit të tij.

Hajdin Salihu si 17 vjeçar ka debutuar në Superligë duke iu dhënë mundësia që në moshë të re nga trajneri Tahir Batatina, në ndeshjen ndërmjet Llapit e Drenicës. Salihu ka zhvilluar 12 paraqitje në edicionin 2019/20. Fitues i Elite Round me Kosovën U17. Kapiteni i Kosovës U19 pasi fitoi turneun në Roma të Italisë, mori ftesë nga përzgjedhësi Rafet Prekazi në ndeshjet e muajit shtator dhe tetor të Kosovës U21.