Zyrtare: Feronikeli e shkarkon trajnerin Dejan Vukiçeviq

Feronikeli ka njoftuar se e ka shkarkuar trajnerin nga Mali i Zi, Dejan Vukiçeviq.

Dejan Vukiçeviq erdhi te Feronikeli si zëvendësues i Zekirija Ramadanit, që ta përmirësonte paraqitjet e klubit, por një gjëje të tillë nuk ia arriti.

Feronikeli pas 12 xhirove, pozicionohet në vendin e gjashtë me 19 pikë, që është shtatë pikë largë kreut të tabelës.

Në njoftimin e klubit të Niklit, thuhet se Vukiçeviq ka biseduar me presidentin e klubit, Naser Ramaj dhe janë pajtuar që të ndërpritet bashkëpunimi.

Nikli në xhiron e 13-të luan ndaj Ballkanit, i cili është lider i Superligës me 26 pikë.

Ndeshja luhet në Drenas, në stadiumin “Rexhep Rexhepi”, prej orës 13:00.