Zyrtare: Drita transferon Festim Alidemën

Kampioni i ri i Kosovës, Drita, ka njoftuar se ka nënshkruar me sulmuesin e njohur kosovar, Festim Alidema.

Skuadra gjilanase e ka huzuar Alidemën për një sezon nga skuadra kroate Slaven Belupo.

Alidema do t’i rikthehet futbollist kosovar pas një sezoni, pasi para një viti iu bashkua skuadrës kroate Slaven Belupo nga Llapi.

Sulmuesi nga Pozherani i Vitisë, konsiderohet si njëri prej transferimeve më të mira në merkaton e verës nga klubi i Dritës.

“Kemi kënaqësinë te ju njoftojmë qe kemi arritur marrëveshje me lojtarin e njohur Festim Alidema. Drejtori sportiv Valon Zymberi ka njoftuar qe parimisht është dakorduar me agjentin e Festimit e me pas edhe me ekipin Kroat qe Festimi te jete bardh e kaltër për periudhën një vjeçare ne forme huazimi. Festimi për një vite ishte pjese e futbollit kroat ne ekipin e njohur Slaven Belupo dhe do te jete një force shtese ne mbrojtjen e titullit kampion, gjithashtu edhe ne garat e Europa Liges qe ekipi jone do ta zhvilloje muajin shtator”, ka njoftuar skuadra e Dritës.