Xhudo: Loriana Kuka fiton medaljen e bronztë në Doha të Katarit

Loriana Kuka ka arritur ta rrëmbejë medaljen e bronztë në kuadër të Masterit të xhudos që po mbahet në Doha të Katarit.

Kuka ka mposhtur britaniken Natalie Powell deri në kategorinë 87 kilogramë.

Xhudistja kosovare triumfoi në Powell në “Golden Score”, duke e mposhtur me Ippon, xhudisten Natalie Poëell.

Kjo është medalja e katërt për Kosovën në Doha të Katarit, pasi xhudistët kosovare deri tani në Mastersin në Doha të Katarit i kanë fituar tri medalje. Distria Krasniqi doli e artë në kategorinë deri 48 kilogramë, ndërsa medalje të bronztë fitoi Majlinda Kelmendi në kategorinë deri 52 kilogramë dhe Nora Gjakova në atë deri 57 kilogramë. Dje Akil Gjakova, në kategorinë deri 73 kilogramë, doli i shtati.

Xhudo: Loriana Kuka e kalon pengesën e parë në Doha të Katarit