Loriana Kuka me medalje të bronztë në 'Grand Slam'

Xhudistja Loriana Kuka ka fituar medaljen e bronztë në Grand Slamin e xhudos që po mbahet në Abu Dhabi të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Kështu është njoftuar nga Komiteti Olimpik i Kosovës në faqen e tyre në Facebook.

Sipas Komitetit xhudistja Kuka shënoi katër fitore në kategorinë -78 kilogram.

Kujtojmë që në Grand Slam, të premten, pra më 21 tetor 2022, medaljen e argjendtë e fitoi Nora Gjakova, në kategorinë -57 kilogram.

Nora Gjakova e papërmbajtshme, kalon në finale të Grand Slamit në Abu Dhabi