Foto: Komiteti Olimpik i Kosovës

Xhudo: Loriana Kuka e kalon pengesën e parë në Doha të Katarit

Loriana Kuka ka kaluar pengesën e parë në Mastersin e xhudos që po mbahet në Doha të Katarit.

Kuka, ka fituar me Ippon në rundin e parë ndaj gabonezes Sarah-Myriam Mazouzin pas 2:56 minuta luftë.

Në rundin e dytë Kuka do të përballet me francezen Audrey Tcheumeo, medalisten e argjendtë të Lojrave Olimpike “Rio 2016” dhe të bronztë në “Londra 2012”.

Loriana Kuka garon në kategorinë deri në 78 kilogramë.

Xhudistët kosovare deri tani në Mastersin në Doha të Katarit i kanë fituar tri medalje. Distria Krasniqi doli e artë në kategorinë deri 48 kilogramë, ndërsa medalje të bronztë fitoi Majlinda Kelmendi në kategorinë deri 52 kilogramë dhe Nora Gjakova në atë deri 57 kilogramë. Dje Akil Gjakova, në kategorinë deri 73 kilogramë, doli i shtati.