Foto: Komiteti Olimpik i Kosovës

Xhudistja Loriana Kuka fiton medaljen e artë në Lojërat Mesdhetare

Xhudistja Loriana Kuka ka fituar medaljen e artë në Lojërat Mesdhetare ‘Oran 2022’.

Kuka ka arritur ta mund në finale francezen, Chloe Buttigieg, në kategorinë 78 kilogramë.

Kjo është medalja e tretë e artë për Kosovën.

Medalje të arta kanë fituar edhe Distria Krasniqi e Laura Fazliu, ndërsa Flaka Loxha e Akil Gjakova fituan medalje të bronzta.

Të bronztë fitoi edhe boksieri Shpejtim Bajoku.