Loriana Kuka eliminohet nga Grand Slami i Parisit

Loriana e nisi ditën mirë, me një fitore në raundin e parë në kategorinë deri në 78 kilogramë.

Pejania fitoi pa shumë vështirësi ndaj lituanezes Migle Dudenaite, të cilën e mposhti me ‘ippon’.

Megjithatë, Kuka u ndal në meçin e ardhshëm, atë të raundit të dytë.

Xhudistja jonë u mposht me ‘waza-ari’ nga francezja Chloe Buttigieg.

Ndryshe, pas kësaj humbje, Kosova e mbyll pjesëmarrjen në Grand Slamin e Parisit, që njihet si gara më prestigjioze e xhudos.

Në këtë Grand Slam, Kosova mori një medalje të artë me anë të Distria Krasniqit e cila fitoi dje (e shtunë) në kategorinë deri 52 kilogramë/Telegrafi/