Loriana Kuka fiton medaljen e artë në Sarajevë

Xhudistja kosovare, Loriana Kuka, ka fituar finalen ndaj italianes Linda Politi për të marrë medaljen e artë në European Open – Sarajevo që po mbahet në kryeqytetin e Bosnjës.

Kuka ka fituar finalen pas një lufte tepër të mirë, duke e mposhtur italianen.

Por para se të arrinte në finale xhudistja kosovare në xhiron e parë ishte e lirë, në xhiron e dytë mposhti me Wazaari dhe Ippon turken, Serdem Daharli.

Pas xhiros së parë dhe të dytë, Kuka në çerekfinale u takua me holandezen Lieke Derks, të cilën e mposhti me Ippon.

Loriana pas çerekfinales, në gjysmëfinale mposhti me Wazaari në vazhdime kroaten, Petrunjela Pavic.

Kuka është garuese në kategorinë deri në 78 kilogramë.

Pos Kukës sot u ndeshen edhe Arbër Kullashi (-81 kg) dhe Shpati Zekaj (-100 kg).

Zekaj në çerekfinale humbi me Wazaari dhe Ippon nga italiani, Enrico Bergamelli ndërsa Kullashi u ndal në ndeshjen e parë, ai humbi me Ippon kundër garuesit nga Azerbajxhani, Magerram Imamverdiev.