Xhudo: Akil Gjakova dhe Laura Fazliu synojnë medalje në Tel Aviv të Izraelit

Majlinda Kelmendi sot e fitoi medaljen e bronztë në Grand Slamin e xhudos që po mbahet në tel Aviv të Izraelit.

Kelmendi e fitoi medaljen e bronztë pa luftë, pasi xhudistja belge Charline Van Snick nuk u paraqit në tatami, për shkak të lëndimit.

Paraprakisht, Majlinda kishte shënuar dy fitore ndaj gjermanes, Annika Ëurfel dhe ruses Alesa Kuznetsova, kategoria deri në 52 kilogramë. Në gjysmëfinale u mposhtë nga Chelsie Giles e Britanisë së Madhe.

Krahas medaljes së bronztë, Kelmendi fitoi edhe 500 pikë olimpike për Lojërat Olimpike Tokyo 2020.

Të premten do të ndeshjen Akil Gjakova dhe Laura Fazliu.

Gjakova do të ndeshet në kategorinë deri në 73 kilogram, kurse Laura Fazliu në deri në kategorinë 63 kilogramë.

Në këtë Grand Slam nuk kanë marrë pjesë Distria Krasniqi, Nora Gjakova dhe Loriana Kuka, të cilët kanë vendosur që të pushojnë.