Trajneri i Dritës flet pas fitores ndaj Drenicës

Drita ka shënuar një fitore të rëndësishme ndaj Drenicës  me rezultat 1-0, në kuadër të xhiros së 32-të në Superligë.

Pas ndeshjes ka folur trajneri i Dritës Ardian Nuhiu, duke thënë se skuadrës së tij në këtë ndeshje i mungoi freskia.

Nuhiu ka thënë se këtë ndeshje e kishin nën kontrollë dhe nuk i rrezikoi Drenica asnjëherë.

“Na mungoi freskia në këtë ndeshje. Krijuam por nuk e kishim freskinë të shënonim.  Por sido që të jetë me rendësi është tre pikëshi, dhe tani e presim ndeshjen e radhës. Gjithçka kishim nën kontrollë, thjeshtë mungonte goli i qetësisë sepse Drenica nuk na rrezikoi”, ka thënë Ardian Nuhiu për Super Sport Kosova.

Pas kësaj fitoreje Drita pozicionohet në vendin e parë me 68 pikë, një xhiro para përfundimit të sezonit.

Gjilanasit në xhiron e fundit do të luajnë ndaj Ballkanit në Suharekë.

Drita mposht Drenicën dhe i afrohet titullit të kampionit