Drita - Drenica/ Foto:Kallxo.com

Drita mposht Drenicën dhe i afrohet titullit të kampionit

Drita ka shënuar një fitore të rëndësishme ndaj Drenicës me rezultat 1-0, ndeshje e vlefshme për xhiron e 32-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi Xhevdet Shabani në minutën e 49’.

Skuadra e drejtuar nga Ardian Nuhiu e dominoi lojën prej minutës së parë deri në fundin e ndeshjes duke mos e diskutuar fitoren e sotme.

Pas kësaj fitoreje Drita pozicionohet në vendin e parë me 68 pikë, katër më shumë se Gjilani që pozicionohet në vendin e dytë me 64 pikë.

Kurse Drenica mbetet në vendin e tetë me 41 pikë.

Në xhiron e fundit Drita do të luaj si mysafir ndaj Ballkanit në Suharekë ku edhe do të vendoset çështja e titullit të kampionit.

Drenica pozicionohet në vendin e tetë me 41 pikë.