Sot zhvillohet ndeshja Kosovë-Shqipëri në konkurrencën e vajzave

Sot duke filluar nga ora 16:00, në Prishtinë në stadiumin ‘’Fadil Vokrri” zhvillohet ndeshja midis Kosovës dhe Shqipërisë në kategorinë e vajzave për kualifikimet e Kampionatin Botëror 2023.

Të dy kombëtaret hyjnë sot në fushë, pas humbjeve të pësuara në ndeshjet e fundit.

Kosova në ndeshjen e fundit kishte pësuar nga Polonia me rezultat 2:1, ndërsa Shqipëria vjen pas humbjes së thellë të pësuar nga Norvegjia me rezultat 7:0.

Kosova dhe Shqipëria gjendet në grupin F, ku pas pesë ndeshjeve të zhvilluara Kosova gjendet në pozitën e katër me katër pikë po aq sa ka edhe Shqipëria në pozitën e pestë.