Dardanet kërkojnë triumfin në “Fadil Vokrri” ndaj Polonisë
Kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e vajzave sot të përballet me Kombëtaren e Polonisë në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror 2023.
Vashat e udhëhequra nga trajnerja Afërdita Fazlija kërkojnë të vazhdojnë me fitore, pas fitores në ndeshjen e kaluar ndaj Armenisë.
Kosovën në këtë ndeshje e pret një ndeshje e vështirë, pasi polaket pozicionohen në vendin e dytë me tetë pikë.
Përzgjedhësja e Kosovës, Afërdita Fazlija para ndeshjes është shprehur optimiste para kësaj ndeshje.
“Realisht grupi është i fortë, pasi edhe Polonia i bashkohet ekipeve të forta si Norvegjia e Belgjika. Megjithatë, jemi munduar që ta studiojmë kundërshtarin maksimalisht dhe besoj se nesër do t’i pasqyrojmë vlerat që i kemi si ekip. Normalisht se do të jetë jetë ndeshje e vështirë, por duhet të kemi besim”, ka thënë përzgjedhësja Afërdita Fazlija.
Kosovë – Poloni luhet nga ora 16:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.