Kosovë - Poloni, mbyllet pjesa e parë

Është mbyllur pjesa e parë në takimin ndërmjet Kombëtares së Kosovës kundër Kombëtares së Polonisë, në kategorinë e vajzave.

Kosova kaloi në epërsi në minutën e 3-të me qendermbrojtësen Liridona Syla.

Polakët barazuan fillimisht rezultatin në 1:1 në minutën e 18-të me Karolina Gecin.

Martyna Wiankowska  në minutën e 34-të shënoi për 1:2.

Kosova po përballet me Poloninë në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror 2023.

Me rezultatin momental Kosova gjendet në pozitën e katër në tabelë me pesë pikë, ndërsa Polonia gjendet në pozitën e dytë me nëntë pikë të grumbulluara.