Kosova organizatore e turneut kualifikues të UEFA-së për grupmoshat U17

Kosova do të jetë nikoqire e turneut kualifikues të UEFA-së për grupmoshat U-17 në kategorinë e vajzave.

Ky turne nis nesër dhe do të zgjatë deri me 29 mars. Pjesë e këtij turneu janë ekipet si Gjermania, Sllovenia, Austria dhe Kosova si organizatore.

“Federata e Futbollit e Kosovës prej 23 deri më 29 mars do të jetë organizatore e turneut të Grupit 5 të rrethit të dytë kualifikues për Kampionatin Evropian 2022 për Kombëtaret U17 në konkurrencën e femrave. Kjo është hera e parë që UEFA ia ka besuar FFK-së organizimin e një turneu të tillë të ekipeve kombëtare, e ku krahas Kosovës marrin pjesë edhe Gjermania, Austria dhe Sllovenia”, thuhet në njoftimin e Federatës së Futbollit të Kosovës.

Ndeshjet e këtij turneu do të zhvillohen në Podujevë dhe në Prishtinë.

Ky është orari i ndeshjeve :

23 mars, 2022: Gjermania – Kosova; stadiumi “Fadil Vokrri”, ora 11:00,  Sllovenia – Austria; stadiumi “Zahir Pajaziti”, ora 15:00

26 mars, 2022: Gjermania – Sllovenia; stadiumi “Zahir Pajaziti” ora 12:00, Austria – Kosova; stadiumi “Fadil Vokrri”, ora 16:00

29 mars, 2022: Austria – Gjermania; stadiumi “Fadil Vokrri”, ora 12:00, Kosova – Sllovenia, stadiumi “Zahir Pajaziti”, ora 12:00