Përfundon pjesa e parë, Kosova po humb përballë Shqipërisë

Në një terren mjaft të vështirë për lojë, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes mes Kosovës dhe Shqipërisë në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror 2023 në konkurrencën e vajzave.

Ishte minuta e 19-të e takimit kur Shqipëria arriti që të shënonte gol. Ishte futbollistja Kristina Maksuti, e cila kaloi në epërsi kombëtaren e Shqipërisë.

Pas pësimit të golit, vajzat e Kosovës tentuan të barazojnë rezultatin nëpërmjet disa rasteve mirëpo rezultati mbeti i pandryshuar deri në minutat e fundit të pjesës së parë.

Kur u mendua se me këtë rezultat do të përfundojë pjesa e parë, në minutën e 45-të të ndeshjes Shqipëria arriti që ta dyfishonte rezultatin. Ishte futbollistja Megi Doci që shënoi për 2:0, mirëpo vajzat e Kosovës nuk u dorëzuan dhe ngushtuan epërsinë në 2:1 në fund të pjesës së parë përmes Kaltrina Biqkajt.

Kosova dhe Shqipëria gjendet në grupin F.