Sot zhvillohen katër ndeshje në kuadër të Europa League

Europa League sot vazhdon edhe me katër ndeshje të tjera, në kaudër të ‘play-off’ të këtij kompeticioni.

Nga ora 18:55, Bayern Leverkusen pret skocezët e Rangers, ndërsa ndeshja e parë kishte përfunduar 3-1 në favor të gjermanëve.

Ndeshja e rradhës fillon po ashtu në ora 18:55 në mes të Sevilla – Roma .

Nga ora 21:00 zhvillohet ndeshja Basel – Eintracht Frankfurt, ku ndeshja e parë kishte përfunduar 3-0 për Baselin.

Kurse ndeshja e fundit zhvillohet në mes të Wolverhampton – Olympiakos nga ora 21:00, ndeshja e parë kishte përfunduar në barazim, 1-1.