Sonte luhet finalja e madhe e Ligës Unike mes Pejës dhe Yllit

Finalja e madhe e Ligës Unike do të zhvillohet sot nga ora 19:00.

Në finale do të përballen dy skuadrat kosovare KB Peja dhe KB Ylli.

Peja dhe Ylli do të hynë në histori të basketbollit shqiptar, pasi është hera e parë që zhvillohet Liga mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Çerekfinalet u zhvilluan në Rahovec, derisa pjesa finale në Durrës.

Peja në çerekfinale kishte mundur Vllazninë dhe në gjysmëfinale Rahovecin, derisa Golden Eagle Ylli mundi Sigal Prishtinën dhe Goga Basket për të siguruar finalen e madhe.

Ndeshja për vendin e tretë do të zhvillohet mes Rahovecit dhe Goga Basketit.