Basketboll: Ylli triumfon ndaj Pejës

Ylli ka shënuar fitore si mysafir ndaj Pejës me rezultat 77-88, ndeshje e mbetur nga xhiroja e 20-të në Superligën e Kosovës në basketboll.

Pejanët e nisnë mirë ndeshjen duke e fituar çerekun e parë me shifrat 22-18.

Ylli u këndell në çerekun e dytë për ta fituar me rezultat 16-28, për të përfunduar pjesa e parë me shifrat 38-46.

Çereku i tretë i takoi Pejës duke e fituar me shifrat 22-19, duke treguar rezultati në semafor pas 30 minutave 60-65.

10 minutëshi i fundit i takoi Yllit 17-23, për të triumfuar në fund me shifrat 77-88.

Te Peja u dallua Brandon Ëalters me 31 pikë e 17 kërcime, kurse te Golden Eagle Ylli u dalluan Erjon Kastrati me 20 pikë e 13 kërcime, Valon Bunjaku me 24 pikë e pesë asistime dhe Samir Zekiqi me 17 pikë e shtatë kërcime.

Peja ka 12 fitore dhe nëntë humbje, kurse Golden Eagle Ylli 14 fitore dhe shtatë humbje.